Multimedia Newsroom
Wednesday, 15 July 2015
Available in
  • ENG
  • SQ
  • SR

  • Ballkani Perëndimor: Liria e medias në rrezik!

    Feature
    Duration : 3m 54s
    (Bruksel, 15 korrik 2015) – Gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritikuese dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike, tha Human Rights Watch në një raport të lëshuar sot. Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurtë për veprimtarinë e mediave dhe t’i japin fund mosdënimit të krimeve kundër gazetarëve.
    Raporti prej 69-faqesh “Një Profesion i Vështirë: Liria e Medias Nën Sulm”, dokumenton sulme fizike dhe kërcënime, duke përfshirë edhe kërcënime për vdekje, ndërshkime në formën e paditjeve në gjykatë dhe fushata përgojuese kundër gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi. Raporti bazohet në intervista me 86 gazetarë, të cilët raportojnë mbi çështje delikate si krimet e luftës dhe korrupsioni, nga të katër vendet e Ballkanit Perëndimor. Human Rights Watch dokumentoi edhe disa raste sulmesh nëpërmjet Internetit kundër mediave online që kanë mbajtur pozicione kritike ndaj qeverive. Asnjë nga vendet nuk janë duke i hetuar apo kaluar në proçes penal sulmet kundër gazetarëve në fjalë, përcaktoi Human Rights Watch.